Manchester Unitedi është shumë pranë transferimit të sulmuesit brazilian, Matheus Cunha. Kështu ka raportuar të hënën eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano.
Sulmuesi i Wolverhamptonit, Cunha, besohet se do t’i ndihmojë shumë Unitedit në edicionin e ardhshëm.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoUnitedi pritet t’ia paguajë mbi 62 milionë euro Wolverhamptonit për të siguruar shërbimet e Cunhas.
Marrëveshja është afër finalizimit por deri më tani nuk ka asgjë zyrtare. Cunha është pajtuar me kushtet personale.
Ai pritet të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare me gjigantin anglez. Braziliani pritet t’i përfitojë rreth 200 mijë euro në javë te skuadra e drejtuar nga trajneri Ruben Amorim.
25-vjeçari Cunha është golashënuesi më i mirë i Wolverhamptonit.
Në 34 ndeshjet e zhvilluara ka shënuar 17 gola dhe ka bërë gjashtë asistime.