Manchester Unitedi ka finalizuar transferimin e Matheus Cunha nga Wolverhampton Wanderers.
Unitedi kishte njoftuar në fillim të këtij muaji se kishte arritur marrëveshje me lojtarin, por ishte në pritje të regjistrimit të tij. Ai me Unitedin ka nënshkruar kontratë deri në qershor të vitit 2030, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër. Transferimi i 26-vjeçarit, Unitedit i ka kushtuar 65 milionë euro.
“Është e vështirë të përshkruaj me fjalë ndjenjat e mia për t’u bërë lojtar i Manchester Unitedit. Që kur isha fëmijë në Brazil, duke shikuar ndeshjet e premier Leagues në shtëpinë e gjyshes time, Unitedi ka qenë skuadra ime e preferuar angleze dhe ëndërroja të luaja për fanellën e kuqe. Mezi pres fillimin”, ka thënë Cunha.
Sulmuesi 26-vjeçar për Brazilin ka luajtur 15 ndeshje, ndërsa ka shënuar një gol.