Mesfushori Matheus Nunes po dëshiron me çdo kusht t’i bashkohet kampionit të Anglisë, Manchester Cityt.
Për ta realizuar këtë lëvizje, Nunes ka vendosur t’i bojkotojë stërvitjet te Wolverhamptoni ka njoftuar “Sky Sports” të hënën.
Bëhet e ditur se Nunes është i zhgënjyer me drejtuesit e Wolvesit, të cilën javën e shkuar refuzuan ofertën e Citytnë vlerë prej 60 milionë eurosh.
Ai ka njoftuar klubin se nuk do të stërvitet dhe se është i vendosur të transferohet te City në ditët e fundit të afatit kalimtar. City pritet të bëjë një ofertë të re për 25-vjeçarin, duke ofruar mbi 60 milionë euro për ta bindur Ëolvesin në lirimin e tij. Nunes verën e shkuar iu bashkua Wolverhamptonit nga Sportingu dhe këtë edicion ka regjistruar 2 paraqitje në Premier League. Ai ka kontratë me Wolvesin deri në vitin 2027.