Kampioni i Anglisë, Manchester City është i vendosur për ta transferuar mbrojtësin e krahut të majtë, portugezin Nuno Mendes.
Mediumet britanike kanë raportuar se City tashmë e ka bërë gati ofertën për ta bindur skuadrën e Sportingut në lirimin e 19-vjeçarit, i cili po pëlqehet nga trajneri Pep Guardiola.
City është i gatshëm të ofrojë 40 milionë euro, dhjetë më pak se sa po kërkon Sportingu për Mendesin, i cili po llogaritet ndër lojtarët më të talentuar të krahut.
Mendes ka kontratë me Sportingun deri në vitin 2025 kurse sezonin e fundit në 25 paraqitje ka shënuar një gol dhe ka bërë dy asistime.