Manchester City është favorit për ta fituar garën për shërbimet e mbrojtësit të krahut të majtë, portugezit Nuno Mendes. Mediumet portugeze kanë raportuar të premten se City për transferimin e Mendesit në fund të këtij edicioni, ka ofruar 60 milionë euro dëmshpërblim për të tejkaluar ofertat e Real Madridit e Milanit, skuadra që gjithashtu kishin shprehur interesim për futbollistin e Sportingut të Lisbonës.
Mendes po pëlqehet shumë nga trajneri i Cityt, Pep Guardiola që po insiston në transferimin e tij. 18-vjeçari që po vlerësohet si njëri prej talenteve më të mëdha të Evropës, këtë edicion ka treguar paraqitje fantastike me fanellën e Sportingut. Ai ka shënuar një gol dhe ka bërë dy asistime në 26 ndeshje të luajtura në të gjitha garat. Mendes ka kontratë me Sportingun deri në vitin 2025 kurse para fillimit të këtij edicioni është promovuar në ekipin e parë.