Sportingu i Lisbonës i ka caktuar çmimin Nuno Mendesit, mbrojtësit të majtë që po kërkohet nga skuadrat e mëdha të Evropës.
Mediumet portugeze kanë shkruar të mërkurën se Sportingu për ta lënë të lirë Mendesin gjatë kësaj vere, po kërkon 50 milionë euro dëmshpërblim.
Mendes 18-vjeçar vitin e shkuar u promovua në ekipin e parë të Sportingut dhe në sezonin e fundit ishte ndër lojtarët e ri më të dalluar në kampionatin portugez, ku e fitoi edhe titullin e kampionit.
Në 35 ndeshje për Sportingun, Mendes ka shënuar një gol dhe ka bërë dy asistime derisa këtë vit ka regjistruar edhe tri paraqitje me Përfaqësuesen A të Portugalisë.
Ai ka kontratë me Sportingun deri në vitin 2025 kurse interesim për transferimin e tij, kanë shprehur Manchester City, Manchester Unitedi, Chelsea, Real Madridi, Barcelona, Juventusi e Napoli.