Mbrojtësi i krahut të majtë, Nuno Mendes, që javët e fundit kërkohej me ngulm nga Real Madridi, Manchester Unitedi e Liverpooli, ka firmosur kontratë të re me skuadrën e Sportingut të Lisbonës.
Ekipi portugez ka njoftuar të mërkurën se kontrata e re e Mendesit është e vlefshme deri në vitin 2025 dhe ka të përfshirë një klauzoilë lirimi prej 70 milionë eurosh.
18-vjeçari vlerësohet ndër mbrojtësit më të mirë në krahut në Portugali dhe këtë edicion ka debutuar me ekipin e parë të Sportingut, me të cilin ka regjistruar 13 ndeshje duke shënuar një gol dhe asistuar një tjetër.
Artikuj të ngjashëm