Paris Saint-Germaini do ta shfrytëzojë opsionin e blerjes së kartonit të portugezit Nuno Mendes, përcjellë “L’Equipe”.
Mbrojtësi i krahut të majtë, Mendes u huazua te PSG-ja nga Sportingu para fillimit të këtij sezoni dhe ekipi nga Franca ka të drejtën e blerjes së tij në verë për 40 milionë euro.
Te PSG-ja, janë të kënaqur me paraqitjet e portugezit dhe i kanë bërë me dije Sportingut se do ta shfrytëzojnë opsionin e blerjes së kartonit të tij.
19-vjeçari ka kontratë me Sportingun deri në vitin 2025 kurse këtë edicion në 32 ndeshje për Parisin ka asistuar tri herë.