Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

PSG-ja kompleton transferimin e Mendesit

Paris Saint-Germaini ka kompletuar transferimin e mbrojtësit të krahut të majtë, Nuno Mendes. Klubi francez të martën ka njoftuar se ka shfrytëzuar opsionin e blerjes së Mendesit, i cili sezonin e fundit ishte i huazuar nga Sportingu.

Për ta bërë transferimin e tij të përhershëm, Parisi ka paguar 40 milionë euro. Ndërsa portugezi Mendes ka firmosur kontratë me ekipin francez deri në verën e vitit 2026.

Në edicionin e tij të parë te Parisi, 19-vjeçari ka regjistruar 37 ndeshje në të gjitha garat dhe është shpallur si mbrojtësi më i mirë i krahut të majtë në kampionatin francez.

Artikuj të ngjashëm