Skuadra e Paris Saint-Germainit do ta shfrytëzojë të drejtën e blerjes së mbrojtësit të krahut të majtë, Nuno Mendes. Bëhet e ditur se PSG-ja tashmë e ka njoftuar Sportingun se ka vendosur që të paguajë 40 milionë euro për transferimin e tij të përhershëm.
Zyrtarizimi i Mendesit pritet të bëhet gjatë këtyre ditëve pasi te ekipi francez kanë mbetur të kënaqur me paraqitjet e 19-vjeçarit deri më tani. Mendes para fillimit të këtij edicioni, u huazua te PSG-ja nga Sportingu për shtatë milionë euro.
Huazimi i tij ishte njëvjeçar dhe PSG-ja kishte opsionin e blerjes së tij. Pasi ta zyrtarizoj blerjen e portugezit, Mendes me PSG-në pritet të firmos kontratë deri në verën e vitit 2026. Këtë sezon, Mendes ka 19 paraqitje dhe një asistim në të gjitha garat.