Jason Ceka ka regjistruar dy asistime në Bundesliga 2 të shtunën në fitoren e Magdeburgut kundër Hamburgut.
Magdeburgu fitoi me rezultatin 3:2 në ndeshjen e xhiros së 30-të.
Ceka asistoi në minutën e 74-t për rezultatin 2:1, dhe në minutën e 86-të për rezultatin 3:1.
Ishte prej më meritorëve që skuadra e tij mori pikët e plota në këtë ballafaqim.
Ceka në lojë hyri si zëvendësues në fillim të pjesës së dytë.
Edhe
Ceka asiston në disfatën e Magdeburgut
Valon Zumberi te Hamburgu ishte në bankën rezervë.
Magdeburgu është në pozitën e 10-të në tabelën e Bundesliga 2, kurse Hamburgu që po lufton për të zënë vendin e dytë e të inkuadrohet direkt në Bundesligë, ka bërë hap të gabuar dhe mbetet në pozitën e tretë me 56 pikë. Ka katër pikë më pak se Heidenheimi i vendit të dytë.