Mesfushori shqiptar, Jason Ceka, e ka nisur me asistim edicionin e ri në kategorinë e dytë të futbollit gjerman.
Ceka të shtunën me Magdeburgun, barazoi në udhëtim te Weheni, me rezultatin 1:1.
Ceka asistoi në minutën e 29-të për golin e epërsisë së skuadrës së tij.
Ai e kompletoi ndeshjen dhe ishte prej më të mirëve në fushë.
Mbrojtësi i Kosovës U21, Andi Hoti, ishte në bankën rezervë te Magdeburgu.
Ndërkohë, Bashkim Ajdini u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë te skuadra e Osnabruckut, që u mposht në shtëpi nga Karlsruheri, 3:2.