Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ceka shënon në ndeshjen që i siguroi mbijetesën Magdeburgut

Futbollisti shqiptar i Magdeburgut, Jason Ceka, ka vazhduar me paraqitje të mira në Bundesliga 2.

Ceka me Magdeburgun të premten mbrëma shënoi një tjetër gol. Skuadra e tij barazoi në shtëpi përballë Nurnbergut, 2:2.

Ishte ndeshje që i takoi xhiros së 32-të.

Ceka shënoi për 2:1 në minutën e 68-të, ndërsa luajti deri në minutën e 79-të.

Ai tani ka 4 gola të realizuar e tetë asistime.

Magdeburgu ka 40 pikë në pozitën e 11-të. Barazimi i mjaftoi ta siguronte mbijetesën edhe matematikisht në elitën e dytë gjermane.