Jason Ceka e ka mbyllur kampionatin në Bundesliga 2 me një gol të shënuar.
Ceka me Magdeburgun të dielën fitoi në shtëpi ndaj Arminia Bielefeldit me rezultatin 4:0.
Ceka e shënoi golin e katërt në minutën e 67-të të ndeshjes, ndërsa u zëvendësua vetëm dy minuta më pas.
Për të ishte goli i pestë i këtij edicioni, ndërsa ka edhe tetë asistime.
Magdeburgu e mbylli kampionatin në pozitën e 11-të me 43 pikë.
Artikuj të ngjashëm