Jason Ceka ka asistuar në disfatën që Magdeburgu e pësoi të dielën.
Magdeburgu humbi në xhiron e 13-të të Bundesliga 2 në shtëpi nga Hansa Rostock, me rezultatin 2:1.
Ceka asistoi në minutën e tretë, ndërsa ishte asistimi i pestë i edicionit aktual. 24-vjeçari e ka edhe një gol të shënuar. Në ndeshjen e fundit luajti deri në minutën e 90-të.
Magdeburgu ka 13 pikë në po aq ndeshje të luajtura dhe zë vendin e 14-të.
Artikuj të ngjashëm