Jason Ceka ka asistuar në golin që ia siguroi Magdeburgut kalimin tutje në Kupën e Gjermanisë.
Ceka asistoi në golin e dytë të realizuar në minutën e 59-të, ndërsa Magdeburgu fitoi 2:1 ndaj Regensburgut. Në minutën e 64-t, Ceka u zëvendësua, kurse mbrojtësi Andi Hoti luajti deri në fund të takimit për Kupë.
Kalimin tutje e siguroi edhe Fanol Perdedaj. Ai luajti deri në minutën e 90-të për FC 08 Homburgun që fitoi 3:0 ndaj Darmstadtit.