Brightoni e ka transferuar mbrojtësin Pervis Estupinan nga klubi spanjoll, Villarreal, por shuma e transferimit nuk është bërë e ditur.
Mbrojtësi i krahut të majtë nga Ekuadori ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare, shkruan “BBC-ja” të mërkurën.
24-vjeçari Estupinan pati kontratë katëvjeçare me Watfordin, por nuk luajti në asnjë ndeshje për skuadrën e Premier Leagues angleze.
Megjithatë dha kontribut për Villarrealin që e fitoi Ligën e Evropës në vitin 2021.
Në sezonin e kaluar luajti në 41 ndeshje në të gjitha garat dhe pati dy asistime.