Trajner i mëparshëm i Brightonit, Roberto De Zerbi, kishte thënë për Pervis Estupinanin se e ka potencialin për t’u bërë njëri prej mbrojtësve më të mirë në botë në pozitën e krahut të majtë.
Për futbollistin 27-vjeçar, De Zerbi kishte parashikuar para dy vjetësh, ndërsa në javët e fundit është folur shumë se ai mund t’i bashkohet Milanit si zëvendësues i Theo Hernandezit që iu bashkua Al Hilalit.
“Duhet ta pranoj se PErvisi është njëri prej lojtarëve më të rëndësishëm për ne. E ka nisur karrierën si mbrojtës i majtë por mund ta shihni edhe në sulm. Nëse ai përmirësohet në prekjen e parë të topit dhe në pasime, mendoj se mund të bëhet njëri prej mbrojtësve më të mirë në botë në krahun e majtë”, kishte deklaruar De Zerbi, tani trajner i Marseillet në Francë.
Futbollisti ekuadorian në sezonin e kaluar e pati një gol të shënuar e një asistim në 36 paraqitje, por është përballur me disa lëndime.