Pervis Estupinan është mbrojtës i ri i Milanit. Futbollisti nga Ekuadori është transferuar te gjiganti italian nga Brightoni. Ai ka firmosur me Milanin kontratë të vlefshme deri më 30 qershor të vitit 2030.
27-vjeçari ishte transferuar te Watfordi në vitin 2016. Kishte periudha huazimi te Granada, Almeria, Mallorca e Osasuna. Prej vitit 2020 deri në vitin 2020 ishte te Villarreali, ndërsa tri vjetët e fundit i kaloi te Brightoni në Angli.
Për Ekuadorin i ka 48 ndeshje e katër gola.
Ai luan kryesisht në krahun e majtë të mbrojtjes.
Estupinan është transferuar për 17 milionë euro, ndërsa shifra mund të rritet për dy milionë të tjera.