Futboll

Theo Hernandez ka arritur marrëveshje me Al Hilalin

Theo Hernandez

Transferimi i mbrojtësit të majtë, Theo Hernandez nga Milani tek Al Hilali, mund të finalizohet shpejtë. Pasi nuk u arrit marrëveshja para Kupës së Botës për Klube, bisedimet vazhduan.

Sipas raportimeve të vazhdueshme të mediumeve italiane, Hernandez ka arritur marrëveshje me ekipin saudit. Hernandez pritet të nënshkruajë kontratë shumëvjeçare me një pagë vjetore prej 20 milionë eurosh.

Trajneri i Al Hilalit, Simone Inzaghi, e njeh mirë Hernandezin nga përballjet në Serie A.

Raportohet se ai ka qenë vendimtar në transferimin e Hernandezit. Deri më tani është raportuar se Milani kërkon rreth 30 milionë euro për ta liruar mbrojtësin francez. Ai me ekipin kuqezi ka kontratë deri në qershor të vitit të ardhshëm.