Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

City pajtohet për shitjen e Reijndersit, përfiton Milani

Tijjani Reijnders

Manchester City është pajtuar që ta shesë mesfushorin Tijjani Reijnders tek Al Qadsiyah në elitën e futbollit të Arabisë Saudite, kanë raportuar mediumet ndërkombëtare të enjten. 

Nga kjo shitje do të përfitojë edhe Milani, për shkak të klauzolës së veçantë. 

Reijnders u shit te City në verën e kaluar për 55 milionë euro, plus 14 milionë euro të tjera bonuse, varësisht nga paraqitjet e tij. 

“La Gazzetta dello Sport” ka shkruar se Milani e ka shitur holandezin me klauzolën që do t’i ndihmonte të fitonte 14 milionë euro, nëse City vendos ta shesë atë menjëherë pas sezonit të parë. 

Për Reijndersin interesim në këtë verë kanë shprehur edhe Nottinghami, Galatasaray dhe Juventusi. 

28-vjeçari i zhvilloi 47 ndeshje në sezonin e kaluar, ndërsa kontribuoi me shtatë gola e tetë asistime në të gjitha garat.