Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Reijnders largohet pas vetëm një viti nga City, kalon në Arabi Saudite

Tijjani Reijnders

Mesfushori holandez, Tijjani Reijnders, është larguar pas vetëm një edicioni nga Manchester City.

Gjiganti anglez ka njoftuar të mërkurën se 28-vjeçari është transferuar në klubin nga Arabia Saudite, Al Qadsiah. 

Holandezi vjet iu bashkua Cityt nga Milani, ndërsa i bëri 50 paraqitje për skuadrën angleze.

Është raportuar se Reijnders është transferuar në skuadrën arabe për 61 milionë euro.

“Ishte privilegj të luaj për Manchester Cityn. E kam shijuar çdo moment këtu”, ka thënë Reijnders.