Mesfushori holandez, Tijjani Reijnders, është larguar pas vetëm një edicioni nga Manchester City.
Gjiganti anglez ka njoftuar të mërkurën se 28-vjeçari është transferuar në klubin nga Arabia Saudite, Al Qadsiah.
Holandezi vjet iu bashkua Cityt nga Milani, ndërsa i bëri 50 paraqitje për skuadrën angleze.
Është raportuar se Reijnders është transferuar në skuadrën arabe për 61 milionë euro.
“Ishte privilegj të luaj për Manchester Cityn. E kam shijuar çdo moment këtu”, ka thënë Reijnders.