Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Reijnders thotë se nuk ka mundur të refuzojë milionat në Arabi

Tijjani Reijnders

Mesfushori holandez, Tijjani Reijnders, tha se nuk i pëlqente roli që i kërkohej të luante te Manchester City dhe se nuk mund të refuzonte pakon financiare të ofruar nga klubi saudit, Al Qadsiah. Reijders iu bashkua skuadrës arabe në një transferim të papritur në verë prej 61 milionë eurosh.

Mesfushori 28-vjeçar thotë se mund të luajë tri-katër vjet të mira në Arabi Saudite dhe më pas të kthehet në Evropë.

Ai pritet të fitojë rreth 100 milionë euro për katër vjet në Arabi Saudite.

“Gjithmonë mund të bësh moralistin, por mendoj se të gjithë do të thoshin ‘po’ për këtë”, tha Reijnders.

“Nuk dua që të kem nevojë të punoj pas përfundimit të karrierës. Nuk më duhej as pas kohës te City, por tani mund të siguroj edhe të ardhmen e brezave të rinj të familjes sime. Nëse ky vendim do të thotë se edhe nipërit e mbesat e mia mund të jetojnë rahat, pse të mos e bëj”, ka thënë reprezentuesi holandez.