Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

City arrin marrëveshje personale me talentin Bouaddi

Bouaddi

Manchester City ka arritur marrëveshje personale me mesfushorin e Lillet, Ayyoub Bouaddi. 

Sipas raportimeve, 18-vjeçari është i hapur për kalimin te gjiganti anglez, ndërsa tashmë dy klubet duhet të arrijnë marrëveshjen për shumën e transferimit.

Lille fillimisht raportohet se ka kërkuar rreth 100 milionë euro për kartonin e Bouaddit, por City synon ta mbyllë marrëveshjen për një shumë prej rreth 70 deri në 80 milionë euro, përfshirë bonuset.

Bouaddi shihet si një prej talenteve më premtues të futbollit evropian. 

Transferimi i marokenit lidhet edhe me të ardhmen e Rodrit, i cili raportohet se mund të largohet nga “Etihad” për t’iu bashkuar Barcelonës.

Megjithatë, marrëveshja mes Cityt dhe Lillet ende nuk është finalizuar. 

Edhe Ferran Torres arrin marrëveshje me PSG-në Futboll Ferran Torres arrin marrëveshje me PSG-në

Negociatat për shumën e transferimit pritet të vazhdojnë në ditët në vijim.

Mesfushori është zhvilluar si futbollist te Lille, ndërsa pjesë e skuadrës së parë është nga viti 2023. 

Bouaddit kontrata me Lillen i skadon në verën e vitit 2029.