Manchester City është në bisedime të avancuara me Lillen për transferimin e mesfushorit maroken Ayyoub Bouaddi.
Skuadra e Premier Leagues synon ta kompletojë transferimin këtë javë, pasi ra dakord ta shes Rodrin te Barcelona.
Sipas BBC, Lille e vlerëson 18-vjeçarin plot 100 milionë euro.
Bouaddi la përshtypje në Kupën e Botës. Ka startuar në pesë prej gjashtë ndeshjeve të Marokut.
Bouaddi ka luajtur 88 ndeshjen për Lillen, që kur debutoi në tetor 2023.