Futboll

Zyrtare: Theo Hernandez i bashkohet Al-Hilalit

Theo Hernandez

Theo Hernandez edhe zyrtarisht është bërë lojtari më i ri i klubit saudit, Al-Hilal. Ai të enjten ka nënshkruar kontratë trevjeçare me klubin që drejtohet nga trajneri italian, Simone Inzaghi. 

Hernandez 27-vjeçar, një nga lojtarët më të mirë në Evropë, fitoi titullin e Italisë në vitin 2022 dhe Superkupën e Italisë në vitin 2025 me Milanin.

Ai me fanellën e Francës debutoi në vitin 2021, ndërsa deri tash ka luajtur 38 ndeshje. 

Hernandez luan si mbrojtës i krahut të majtë.