Mbrojtësi i Villarrealit, Pau Torres, ka gjasa që mëdha që karrierën ta vazhdojë në Premier League. “Marca” ka njoftuar të martën se Torres pritet t’i bashkohet Aston Villas, ekip që po insiston në transferimin e tij.
Skuadra angleze ka ofruar 45 milionë euro për Torresin, i cili ka kërkuar largimin nga Villarreali, ndërsa po kërkohet edhe nga Juventusi e Bayern Munichu.
26-vjeçari ka refuzuar rinovimin e kontratës me Villarrealin që i skadon vitin e ardhshëm dhe për këtë arsye është nxjerr në shitje nga skuadra spanjolle.
Edicionin e shkuar, Torres pati 39 paraqitje në të gjitha garat për Villarrealin, ekip të cilit iu bashkua në vitin 2018 nga Malaga.
Artikuj të ngjashëm