Juventusi ka nisur kontaktet me Villarrealin për transferimin e mbrojtësit Pau Torres.
Madje, e përditshmja spanjolle “AS” shkruan të hënën se Juventusi tashmë ka bërë ofertë zyrtare për 26-vjeçarin. Mësohet se ekipi italian ka ofruar 40 milionë euro për transferimin e Torresit në verë, pasi pritet të largohet nga Villarreali.
Mësohet se ekipi spanjoll është i gatshëm ta shesë Torresin, i cili ka refuzuar rinovimin e kontratës që i skadon vitin e ardhshëm. Torres është ndër mbrojtësit më të vlerësuar në La Liga, ndërsa karrierë ka bërë edhe te Malaga.
Ai këtë edicion ka regjistruar 26 paraqitje në të gjitha garat, ndërsa po kërkohet edhe nga skuadra e Tottenhamit.