Baneri me mbishkrimet “Serbia na masakroi popullin, Gjykata Speciale na masakroi të vërtetën!” dhe “Evropë, u bënë 6 vjet që po e tradhton besimin e Kosovës në drejtësinë tënde!”, nga përfaqësues të Organizatës së Veteraneve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovë (OVL-UÇK) është vendosur të ndërtesa e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovës.
Kjo është bërë në aksionin simbolik që OVL-UÇK e ka zhvilluar me rastin e 6 vjetorit të arrestimit të katrë ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli e Rexhep Selimi.
Kryetari i OVL-UÇK Hysni Gucati ka thënë se e kanë bërë këtë aksion për të shprehur mllefin dhe pakënaqësinë që e kanë ndaj Gjykatës Speciale, të cilën ai e ka quajtur të padrejtë.
Kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së, Xhavit Jashari, ka thënë se gjatë procesi nuk është faktuar asgjë për të cilën janë akuzuar krerët e UÇK-së.
Katër ish-krerët e UÇK-së nga shkalla e parë ë gjykatës janë dënuar me 81 vjet burgim.





