Organizatat e dala nga lufta kanë paralajmëruar aktivitet për të enjten në 6-vjetorin e arrestimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Nënkryetari i OVL-UÇK-së Gazmend Syla, ka thënë se ky aktivitet do të mbahet në orën 12 para Zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë.
“Kemi kërkuar edhe nga Asociacioni i Komunave të Kosovës që të enjten në të njëjtën orë, kryetarët e komunave me administratën të dalin para objekteve të tyre, në shenjë solidariteti”, ka thënë ai.
Lidhur me kthimin e Ligjit për Specialen në Kuvend, ai ka thënë se janë shumë të pakënaqur me atë që ka ndodhur.
“Cilido ligj që vjen pas tij do të jetë më i dobët se ai që ka qenë. Presim nga Kuvendi të shohim se si do të veprojë”, ka thënë ai.
-
OVL e UÇK-së me aksion te EULEX-i në 5-vjetorin e arrestimit të ish-krerëve të UÇK-së
-
OVL UÇK – protestuesve: Mëngjesi duhet të na gjejë në shesh
-
OVL-UÇK e zhvendos protestën në orën 9:00, “Jo në emrin tim”: Do të qëndrojmë tërë natën para Kuvendit
-
OVL-ja kërcënon me përshkallëzim të veprimeve nga e hëna
-
Syla për vendimin e Speciales: Hiqeni këtë njollë prej nesh dhe jush