TIME'ı destekleyin. Gerçeği koruyun.
Arberi

OVL-UCK, eski KLA liderlerinin tutuklanmasının 6. yıldönümünde sembolik bir etkinlik düzenleyeceğini duyurdu.

Gazmend Syla - Konferans - OVL-UCK

Fotoğraf: “Driton Pacharada”

Organizatat e dala nga lufta kanë paralajmëruar aktivitet për të enjten në 6-vjetorin e arrestimit të krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Nënkryetari i OVL-UÇK-së Gazmend Syla, ka thënë se ky aktivitet do të mbahet në orën 12 para Zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë.

“Kemi kërkuar nga Asociacioni i Komunave të Kosovës që të enjten në të njëjtën orë, kryetarët e komunave me administratën të dalin para objekteve të tyre, në shenjë solidariteti”, ka thënë ai. 

Lidhur me kthimin e Ligjit për Specialen në Kuvend, ai ka thënë se janë shumë të pakënaqur me atë që ka ndodhur.

“Cilido ligj që vjen pas tij do të jetë më i dobët se ai që ka qenë. Presim nga Kuvendi të shohim se si do të veprojë”, ka thënë ai.