Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka ndryshuar orën e mbajtjes së protestës të hënën (5 tetor). Protesta e caktuar më parë për në orën 12:00, do të mbahet në orën 9:00, para Kuvendit të Kosovës, pikërisht kur fillon seanca e Kuvendit.
Po ashtu organizata “Jo në emrin tim” ka njoftuar se sonte do të qëndrojnë para dyerve të Kuvendit të Kosovës.
Nga ora 8 e mëngjesit të së hënës ata kanë bërë thirrje që të gjithë qytetarët të bashkohen në sheshin “Skënderbeu”.
‘Sonte qëndrojmë para dyerve të Kuvendit. Pa dallime partiake. Bashkë për një kërkesë: VOTOJENI LIGJIN! Nga ora 08:00 e mëngjesit, i bëjmë thirrje secilit qytetar të na bashkohet në sheshin Skënderbeu. UÇK-ja është historia jonë. Identiteti ynë. Liria jonë. NESËR, ORA 08:00 në mëngjes. TË GJITHË NË SHESHIN SKËNDERBEU - JO NË EMRIN TIM”, thuhet në njoftim.
Kjo vjen pasi sot kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka thirrur për të hënën (5 tetor), seancë plenare në orën 9:00, ku pika e parë e rendit të ditës është shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

-
Dita e 19-të e protestave kundër Speciales në Prishtinë
-
Edhe nata e 18-të e protestave mbyllet me kërkesën për ndryshimin e Ligjit për Specialen
-
“Jo në emrin tim” u kërkon deputetëve seancë të jashtëzakonshme për të ndryshuar Ligjin e Speciales
-
Edhe nata e 17-të e protestës me kërkesën për miratimin e ndryshimeve të Ligjit për Specialen
-
1 tetori i protestave: Dikur rezistencë, sot thirrje për liri