Apoya a TIME. Preserva la verdad.
Arberi

OVL-UCK adelanta la protesta a las 9:00, "No en mi nombre": Permaneceremos toda la noche frente al Parlamento.

protestas

Foto de : Driton Pacharada

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka ndryshuar orën e mbajtjes së protestës të hënën (5 tetor). Protesta e caktuar më parë për në orën 12:00, do të mbahet në orën 9:00, para Kuvendit të Kosovës, pikërisht kur fillon seanca e Kuvendit.

Po ashtu organizata “Jo në emrin tim” ka njoftuar se sonte do të qëndrojnë para dyerve të Kuvendit të Kosovës.

Nga ora 8 e mëngjesit të së hënës ata kanë bërë thirrje që të gjithë qytetarët të bashkohen në sheshin “Skënderbeu”.

‘Sonte qëndrojmë para dyerve të Kuvendit. Pa dallime partiake. Bashkë për një kërkesë: VOTOJENI LIGJIN! Nga ora 08:00 e mëngjesit, i bëjmë thirrje secilit qytetar të na bashkohet në sheshin Skënderbeu. UÇK-ja është historia jonë. Identiteti ynë. Liria jonë. NESËR, ORA 08:00 në mëngjes. TË GJITHË NË SHESHIN SKËNDERBEU - JO NË EMRIN TIM”, thuhet në njoftim.

Kjo vjen  pasi sot kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka thirrur për të hënën (5 tetor), seancë plenare në orën 9:00, ku pika e parë e rendit të ditës është shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.