Çlirim Haziri nga platforma “Jo në emrin tim” u ka bërë thirrje qytetarëve që të bashkohen në protestën para Kuvendit të Kosovës, në mbështetje të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ai ka thënë se për 21 ditë radhazi kërkesa mbetet e njëjtë: votimi i ndryshimeve të Ligjit për Gjykatën Speciale.
“I bëj thirrje çdo qytetari të na bashkohet në protestën paqësore përballë Kuvendit. Ejani ë shesh pa dallime partie, bindje politike, pa dallime mes nesh. Kjo protestë është për UÇK-në, gjakun për liri, për historinë tonë që nuk duhet të trajtohet si çështje e pazareve politike. Për ne ky ligj është emergjencë. Kjo protestë nuk është pronë e askujt”, ka thënë ai.
Haziri u është drejtuar edhe partive politike që të votojnë ndryshimet në ligj sonte.
“Nuk ka më kohë për heshtje, nuk ka më kohë për kushtëzime politike, nuk ka më kohë për bartje të përgjegjësisë nga një institucion në tjetrin. U drejtohemi partive politike, merrni përgjegjësinë që ju takon, votojeni ligjin”, u shpreh ai.
Edhe
Haziri: Nëse nuk votohet Ligji, do t'ju ndjekim në fushata e tubime
Ndërkohë, në platformën "Jo në emrin tim" është shpërndarë thirrja për protestë në orën 21:00.
"SONTE, TË GJITHË NË SHESH! Pa dallime. Pa përçarje. Për UÇK-në. Për sakrificën. Për lirinë. Zëri qytetar duhet të dëgjohet", shkruan në njoftim.
Justina Shiroka-Pula presidente e re e Kosovës
-
Çlirim Haziri fton qytetarët para Kuvendit: Sot s’ka vend për heshtje
-
Me thirrjet “Votojeni ligjin”, protestuesit mblidhen para dyerve të Kuvendit
-
“Jo në emrin tim” u kërkon deputetëve seancë të jashtëzakonshme për të ndryshuar Ligjin e Speciales
-
Edhe nata e 17-të e protestës me kërkesën për miratimin e ndryshimeve të Ligjit për Specialen