Organizata e Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës u ka bërë thirrje protestuesve që nesër në mëngjes të mblidhen sërish në sheshin e Prishtinës.
Nesër është afati i fundit për zgjedhjen e presidentit ose vendi shkon në zgjedhje brenda 45 ditësh. Rrjedhimisht edhe afati i fundit për t’u votuar në lexim të dytë plotësim/ndryshimi i Ligjit për Specialen.
“Popull i dashur. Kategori të dala nga lufta e UÇK-së. Nesër, mëngjesi duhet të na gjejë të gjithëve në sheshin e Prishtinës. Të bashkuar dhe me dinjitet, për të mbrojtur atë që është e jona dhe për të dëshmuar se UÇK-ja na bashkon”, thuhet në postimin në Facebook të OVL UÇK-së.
E kreu i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati, ka treguar se ka marrë lëndime nga gati lotsjellës, por ka falënderuar policinë që e ka tërhequr shpejt dhe i ka dhënë ndihmën. Ai ka treguar se dy veteranë tjerë kanë marrë lëndime më të rënda, njëri është goditur në kokë nga bombola e lotsjellësit.
Ai po ashtu ka thënë se është arrestuar djali i vëllait të ish-presidentrit të Kosovës, Hashim Thaçi.
Gucati ka thënë se protesta do të vazhdojë nesër.
“Nuk sulmohen veteranët. Kjo që ka bërë Albini sot është turpi më i madha. Serbia na ka përndjek, vra, këtë e ka bërë Albini sot. Nuk e provokuam policinë, ishim me gazetarë ne. Asnjë polic nuk e kemi provokuar apo shtyrë. Nesër kemi protestë prapë, ta shohim si shkon. Nesër nuk vijmë duar thatë...Do të marrim gur e tulla, si Albini që i ka qorruar policinë. Pasi po do Albini me shku deri në fund atëherë do të shkojmë. Me veteran nuk ka lojë”, tha Gucati.
Edhe
OVL-UÇK paralajmëron aktivitet simbolik në 6-vjetorin e arrestimit të ish-krerëve të UÇK-së
Ai ka thënë se kërkesa e vetme është të miratohet në lexim të dytë ndryshimi i Ligjit për Dhomat e Specializuara.
“Nuk po kërkojmë para, asgjë s’po duam. Vetëm ligji me kalu sa më shpejt”, tha Gucati.
Gaz lotsjellës, top uji e të paktën 17 të lënduar – bilanci i protestës së përshkallëzuar
Dymbëdhjetë persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore pas përplasjes mes policisë dhe protestuesve, të hënën mbrëma në...-
Haziri: Nëse nuk votohet Ligji, do t'ju ndjekim në fushata e tubime
-
“Jo në emrin tim” thërret protestë për orën 12:00 – “Ligji për UÇK-në duhet të kalojë sot”
-
OVL-UÇK e zhvendos protestën në orën 9:00, “Jo në emrin tim”: Do të qëndrojmë tërë natën para Kuvendit
-
OVL-ja kërcënon me përshkallëzim të veprimeve nga e hëna