Organizatat e dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë mbajtur një aksion te zyrat e EULEX, në pesë vjetorin e arrestimit të ish-krerëve të UÇK-së.
Dhjetëra pjesëmarrës në këtë aksion janë parë përreth objektit duke e mbajtur një shirit në duar ku shkruhej “Pesë vjet padrejtësi e organizuar, pesë vjet turp ndërkombëtar”.
"Sot bëhen 5 vite nga arrestimi i krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Pesë vite padrejtësi, pesë vite që heronjtë e lirisë mbahen larg familjeve dhe vendit për të cilin luftuan. Ne nuk harrojmë dhe nuk dorëzohemi përballë kësaj padrejtësie historike”, thuhet në reagimin e OVL-UÇK-së.
Të mërkurën e 5 nëntorit janë bërë pesë vjet që nga publikimi i aktakuzës së Prokurorit të Specializuar në Gjykatën Speciale ndaj ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi.
Të katër ende mbahen në Hagë në paraburgim nën akuzën për krime lufte, teksa procesi ka kaluar te ekipet mbrojtëse.
Pesë vjet nga aktakuza ndaj Thaçit dhe të tjerëve
Janë bërë pesë vjet që nga publikimi i aktakuzës së Prokurorit të Specializuar në Gjykatën Speciale...-
OVL e UÇK-së proteston në Strasburg
-
Gucati: EULEX-i po i mban peng njerëzit që sollën lirinë
-
Procesi gati 6-vjeçar ndaj Thaçit dhe të tjerëve drejt fundit
-
OVL-UÇK paralajmëron protesta, s’e përjashton përshkallëzimin
-
Syla: Protestën në Kroaci për ish-krerët e UÇK-së e presim po aq madhështore sa të tjerat