Në disa qytete të Kosovës janë organizuar protesta kundër vendimit të Gjykatës Speciale për dënimin e katër ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
KOHA ka siguruar fotografi nga protesta e mbajtur në Lipjan, ku, pavarësisht motit, morën pjesë qindra qytetarë. Protesta janë mbajtur edhe në qytete të tjera, përfshirë Pejën, Mitrovicën, Skenderajn, Drenasin, Podujevën, Suharekën e qytete të tjera.

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK) kishte vendosur që këtë të premte të organizoheshin protesta në të gjitha qytetet e Kosovës, me përjashtim të Prishtinës, ku protestat po mbahen çdo mbrëmje nga ora 21:00.
Marshi kryesor në kryeqytet është paralajmëruar për 1 tetor.
Më 16 shtator, Gjykata Speciale dënoi Hashim Thaçin me 25 vjet burgim, Jakup Krasniqin me 25 vjet, Kadri Veselin me 18 vjet dhe Rexhep Selimin me 13 vjet.
-
Në gjithë Kosovën sot protestohet kundër vendimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së
-
Protestë para selisë së OKB-së në New York kundër vendimit të Speciales
-
Një javë protesta kundër vendimit ndaj katërshes së UÇK-së
-
Dita e gjashtë e protestës në kundërshtim të vendimit të Speciales për ish-krerët e UÇK-së
-
Në Vjenë protestohet kundër vendimit të Speciales, kërkohet liri për katërshen e UÇK-së