Juventusi ka hapur bisedimet me Villarrealin teksa po kërkon të gjejë një marrëveshje për Pau Torres , i cili mund ta zëvendësojë Matthijs de Ligtin.
Mbrojtësi 25-vjeçar dëshiron të largohet nga Villarreali këtë verë.
Sipas “Eurosport”, Villarreali po kërkon rreth 50 milionë euro për Torresin, një shifër që konsiderohet e tepërt nga Juventusi, i cili ofron rreth 40 milionë euro.
“Zonja e Vjetër” është e gatshme t’ia ofrojë spanjollit një kontratë me vlerë rreth 5 milionë euro neto në sezon dhe kontratë pesëvjeçare.