Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Aston Villa me ofertë për Torresin

Pau Torres pritet të jetë përforcimi i parë i trajnerit të ri të Aston Villas, Unai Emery.

Sipas “Daily Mail” të premten, Aston Villa po dëshiron ta transferojë mbrojtësin spanjoll në afatin kalimtar të janarit.

Madje, thuhet se ekipi anglez tashmë i ka bërë ofertë zyrtare Villarrealit për Torresin, ku ka ofruar 45 milionë euro.

25-vjeçari është njëri prej mbrojtësve më të vlerësuar në La Liga, ndërsa është edhe reprezentues i Spanjës.

Ai këtë edicion ka 15 paraqitje në të gjitha garat, ndërsa Villarrealit iu bashkua para tre vjetësh nga Malaga.

Torres ka kontratë me Villarrealin deri në vitin 2024.

Artikuj të ngjashëm