Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Torres pritet t’i bashkohet shpejt Aston Villas

Pau Torres pritet të udhëtojë gjatë javës së ardhshme në Angli për ta kompletuar kalimin për 38 milionë euro nga Villarreali tek Aston Villa.

Anglezët kanë rënë dakord për ta transferuar futbollistin spanjoll. Tek Aston Villa do të jetë nën urdhrat e trajnerit Unai Emery.

Me trajnerin Emery, Torres ka punuar në të kaluarën te skuadra spanjolle. Mbrojtësi 26-vjeçar me klubin e Villarrealit ka kontratë deri në qershor të vitit të ardhshëm.

Ai ka luajtur 23 ndeshje për Spanjën.

Artikuj të ngjashëm