Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Aston Villa kompleton transferimin e Pau Torresit

Aston Villa ka njoftuar për transferimin e qendërmbrojtësit spanjoll, Pau Torres, nga skuadra e Villarrealit.

Çmimi i transferimit të tij nuk është bërë i ditur, ka shkruar “BBC” të mërkurën.

26-vjeçari Torres ka luajtur nën drejtimin e trajnerit Unai Emery te klubi spanjoll prej vitit 2020 deri në vitin 2022.

Pau Torres është produkt i akademisë së Villarrealit, ndërsa iu bashkua kësaj skuadre në vitin 2003.

Ai ka pasur rol të madh te “nëndetësja e verdhë” në edicionin e kaluar. Villarreali përfundoi në pozitën e pestë.

Torres ka zhvilluar 173 ndeshje për klubin e tij të fëmijërisë.

Ka realizuar 12 gola, ndërsa ka edhe 23 paraqitje për Spanjën.

Edhe Torres pritet t’i bashkohet shpejt Aston Villas Sport Torres pritet t’i bashkohet shpejt Aston Villas

Paraqitjen e parë për skuadrën seniore të Villarrealit, Pau Torres e pati në vitin 2016.

Ndërkohë për Spanjën debutoi në vitin 2019. Luajti në “Euro 2020” dhe në Kupën e Botës 2022.

Aston Villa ka transferuar edhe Youri Tielemansin.