Qendërmbrojtësi Pau Torres pritet të largohet nga Villarreali për ta vazhduar karrierën në Itali.
“AS” raporton të premten se Torres do të transferohet te Juventusi, pasi ka marrëveshje personale me ekipin italian.
Po ashtu, thuhet se edhe drejtuesit e ekipit spanjoll kanë pranuar ofertën e Juventusit për ta liruar Torresin në fund të këtij sezoni.
Torres pritet të firmosë kontratë pesëvjeçare me Juventusin, ekip që për kartonin e tij do të paguajë rreth 30 milionë euro.
26-vjeçari ka kontratë me Villarrealin deri në vitin e ardhshëm, ndërsa është ndër mbrojtësit më të vlerësuar në La Liga.
Reprezentuesi i Spanjës këtë edicion ka regjistruar 35 paraqitje në të gjitha garat, ku ka kontribuar me një gol.