Paris Saint-Germaini po konsiderohet favorit për transferimin e mbrojtësit spanjoll, Pau Torres, ka bërë të ditur “AS” të premten.
PSG-ja është gati të ofrojë 50 milionë euro për transferimin e Torresit muajin e ardhshëm. 25-vjeçari është pjesë e Villarrealit dhe njëri prej mbrojtësve më të vlerësuar në kampionatin spanjoll.
Ai te Parisi po shihet si përforcim i duhur për repartin e mbrojtjes dhe pasardhës i denjë i Sergio Ramosit. Torres këtë edicion ka 15 paraqitje për Villarrealin në të gjitha garat, ndërsa me klubin nga La Liga ka kontratë deri në vitin 2024.