Manchester Unitedi ka kthyer interesimin për mbrojtësin e Villarrealit, Pau Torres. Kështu ka njoftuar “The Sun” të mërkurën. Është trajneri i Unitedit, Erik ten Hag, ai që po kërkon një mbrojtës dhe po insiston në transferimin e Torresit.
Tek Unitedi po planifikojnë të bëjnë ofertë për Torresin në janar dhe për transferimin e tij, janë gati të ofrojnë 50 milionë euro. Torres ishte pranë largimit nga Villarreali këtë verë, por ekipi spanjoll refuzoi të gjitha ofertat për të.
25-vjeçari është ndër mbrojtësit më të vlerësuar në La Liga dhe këtë edicion ka tetë paraqitje për Villarrealin, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin 2024.