Manchester Unitedi nuk është dorëzuar në garën për ta transferuar qendërmbrojtësin e Villarrealit, Pau Torresin. “Manchester Evening News” shkruan se krerët e Unitedit do të përpiqen ta bindin ekipin spanjoll në lirimin e Torresit në verë.
Për kartonin e tij, ekipi anglez është i gatshëm të ofrojë 50 milionë euro dëmshpërblim për transferimin e reprezentuesit të Spanjës.
Torres 25-vjeçar është ndër mbrojtësit më të vlerësuar në La Liga, kurse me Villarrealin ka kontratë deri në vitin 2024. Këtë sezon Torres në 40 paraqitje në të gjitha garat për Villarrealin ka shënuar pesë gola.