Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

United ofron 50 milionë euro për Torresin

Manchester Unitedi ka bërë ofertë zyrtare për qendërmbrojtësin e Villarrealit, Pau Torres.

Për transferimin e Torresit gjatë kësaj vere, Unitedi i ka ofruar Villarrealit 50 milionë euro, ka shkruar “AS” të martën. Tek Unitedi po shpresojnë ta bindin ekipin spanjoll në lirimin e 25-vjeçarit, i cili po kërkohet me ngulm nga trajneri Erik ten Hag. Torres është njëri prej mbrojtësve më të vlerësuar në La Liga, kurse është edhe pjesë e Përfaqësueses së Spanjës.

Në sezonin 2021/22, Torres ka shënuar edhe gjashtë gola në 47 ndeshje për Villarrealin, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin 2024.