Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

City i bashkohet garës për Torresin

Pas Manchester Unitedit e Chelseat, edhe Manchester City është futur në garë për shërbimet e mbrojtësit të Villarrealit, Pau Torres.

“Marca” ka raportuar se City është i gatshëm të paguajë klauzolën e lirimit në vlerë prej 60 milionë eurosh për t’i siguruar shërbimet e Torresit. 26-vjeçari është ndër mbrojtësit më të vlerësuar në La Liga dhe pëlqehet nga trajneri i Cityt, Pep Guardiola.

Torres ka kontratë me Villarrealin deri në vitin 2024, ndërsa këtë sezon ka shënuar edhe pesë gola në të gjitha garat. Ai ka edhe 17 ndeshje të luajtura me Spanjën.