Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

City favorit për Torresin

Kampioni në fuqi i Anglisë, Manchester City është favorit për transferimin e qendërmbrojtësit të Villarrealit, spanjollit Pau Torres kanë njoftuar “Marca” të martën. Bëhet e ditur se City është i gatshëm të paguajë klauzolën e lirimit në vlerë prej 60 milionë eurosh për të siguruar shërbimet e Torresit gjatë miniafatit kalimtar të janarit.

Trajneri i Cityt, Pep Guardiola po e sheh reprezentuesin spanjoll si përforcim të rëndësishëm për repartin e mbrojtjes dhe po insiston në transferimin e tij. Torres 24-vjeçar është njëri prej mbrojtësve më të vlerësuar në La Liga dhe ka kontratë me Villarrealin deri në vitin 2024.

Ai këtë sezon ka shtatë paraqitje kurse krahas Cityt, interesim për transferimin e tij kanë shfaqur edhe Real Madridi e Juventusi.

Artikuj të ngjashëm