Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Manchester City hyn në garë për mbrojtësin spanjoll

Manchester City po planifikon të përforcohet në fazën e mbrojtjes. Mediat angleze kanë raportuar të premten se “Qytetarët” janë të interesuar për mbrojtësin e Villarrealit, Pau Torres.

Torres është duke kaluar formë të shkëlqyer këtë edicion, duke nxitur interesimin e skuadrave të njohura evropiane.

Interesim për spanjollin kanë shprehur edhe Manchester Unitedi dhe Tottenhami.

24-vjeçari ka kontratë me ekipin spanjoll deri në vitin 2024.